Fondi Sovran në prag të themelimit (VIDEO) NULL NULL nga Drin Demiri 07.05.2023 20:22 nga Drin Demiri 07.05.2023 20:22 Rruga e krijimit të Fondit Sovran, gati është sosur. Një hap drejt themelimit të tij ishte edhe konferenca që u mbajt të dielën me dy grupet punuese dhe ekspertë vendorë e ndërkombëtarë që u organizua nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung e zyra e kryeministrit. Përfundimi i këtij procesi për fondin që do të menaxhojë prona e ndërmarrje publike, ekzekutivi pret t’i sjellë hair ekonomisë, njofton Klan Kosova. Institucioni që sjell shuarjen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, do të ketë fillimisht një fazë tranzicioni. Por, në këtë organizim u potencuan edhe disa rreziqe që mund të vijnë me këtë nismë.