Foda: Qëllimi ynë është të dalim të parët në grup NULL NULL 02.09.2024 13:28 02.09.2024 13:28 Foda: Qëllimi ynë është të dalim të parët në grup Trajneri i Kosovës në futboll, Franco Foda, e ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për grumbullimin e futbollistëve për dy ndeshjet e edicionit të ri të UEFA Nations League. Foda u shpreh qartë se qëllimi kryesor i “Dardanëve” është që ta fitojnë grupin. “Së pari duam ta fitojmë ndeshjen e parë kundër Rumanisë. Dhe, po qëllimi ynë është që të realizojmë sa më shumë fitore dhe të dalim të parët në grup, për atë edhe luajmë futboll”, u shpreh Foda. Një pjesë e futbollistëve do të grumbullohen sot për t’u përgatitur për ndeshjet e shtatorit, derisa pjesa tjetër do të bashkangjiten nesër. Kombëtarja e udhëhequr nga trajneri gjerman më 6 shtator do të ballafaqohet në “Fadil Vokrri” me Ukrainën derisa tri ditë më pas do të jetë mysafire e Gjeorgjisë. Kosova gjendet në grupin e dytë të Ligës C, bashkë me Rumaninë, Qipron dhe Lituaninë.