Foda mban konferencë për media, flet për ndeshjet kundër Rumanisë dhe Qipros NULL NULL 02.09.2024 08:25 02.09.2024 08:25 Trajneri i Kosovës Franko Foda Trajneri i kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda, sot do t’u drejtohet mediave. Ai do të flasë rreth përgatitjeve dhe grumbullimin e futbollistëve, në prag të fillimit të edicionit të ri të UEFA Nations League. “Dardanët” në shtator do t’i zhvillojnë dy ndeshje. Fillimisht më 6 shtator, skuadra e Fodas do të ballafaqohet kundër Rumanisë e tri ditë më pas kundër Qipros si mysafire. Kosova synon kualifikimin në Kampionatin Botëror që mbahet në vitin 2026, në ShBA, Kanada dhe Meksikë./ Klankosova.tv