FMN fillon punën për rishikimin e kredisë për Ukrainën NULL NULL 23.05.2023 11:55 23.05.2023 11:55 Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka filluar punën për një rishikim të programit të kredisë prej 15.6 miliardë dollarësh, tha ministria e financave e Ukrainës, raporton Aljazeera, transmeton Klan Kosova. Programi katërvjeçar i FMN-së për Ukrainën është pjesë e një pakete globale prej 115 miliardë dollarësh për të mbështetur ekonominë e saj teksa lufta vazhdon. Ministria tha në një deklaratë se performanca ekonomike e Ukrainës, situata në sektorin e energjisë dhe përpjekjet për të rritur transparencën dhe për të luftuar korrupsionin do të diskutohen gjatë takimeve në Vjenë të Austrisë. “Ne po punojmë për të krijuar një mekanizëm ndërkombëtar kompensimi në mënyrë që të drejtojmë asetet e konfiskuara ruse drejt rindërtimit të Ukrainës. Llogarisim në mbështetjen e FMN-së në këtë fushë, si dhe në ndihmën e mëtejshme për të konsoliduar mbështetjen financiare nga partnerë nga e gjithë bota”, tha kryeministri Denys Shmyhal në Telegram. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.