Flick paralajmëron Yamalin: S’mjafton veç talenti NULL NULL 01.10.2025 12:10 01.10.2025 12:10 Trajneri gjerman Hansi Flick ka folur para ndeshjes së Ligës së Kampionëve të Barcelonës ndaj PSG-së, dhe u ndal te ylli i skuadrës “blaugrana”, Lamine Yamal. Teksa theksoi cilësitë e jashtëzakonshme të Yamalit, Flick e bëri të qartë se, me vetëm 18 vite, pritshmëritë duhen menaxhuar me kujdes. Për Flick, vetëm talenti nuk mjafton për të siguruar një vend në majën më të lartë. Trajneri nënvizoi se e ardhmja e Yamalit varet nga shtimi i punës së palodhur dhe përkushtimit në fazën mbrojtëse, përveç aftësive të tij të shkëlqyera me topin. “Ka talent, por për t’u ngjitur edhe një ose dy nivele më lart duhet të punojë fort. Nuk ka të bëjë vetëm me lojën me top, por edhe me mbrojtjen. Këtë e kërkojmë nga të gjithë, jo vetëm prej tij”, deklaroi trajneri i Barcelonës. Flick e sheh Yamalin si lojtarin që bën diferencën, por këmbëngul se ai duhet të kuptojë që hapi tjetër kërkon përkushtim të plotë në të dy fazat e lojës Yamal të dielën e kaluar u kthye nga lëndimi, dhe sapo u inkuadrua në lojë asistoi për golin e fitores kundër Real Sociedadit.