Flet pronari që shtëpia iu përfshi nga zjarri në Vushtrri: Të gjitha u dogjën, përveç Kuranit NULL NULL 02.06.2021 19:27 02.06.2021 19:27 Një shtëpi në një lagje të Vushtrrisë, sot u përfshi nga zjarri. Si pasojë u dogjën dy kate të këtij objekti banimi, megjithatë pronari i shtëpisë, Florim Sinani, ndërsa foli për klankosova.tv, tregoi për një veçanti të këtij rasti. Ai pohoi se ishte libri i shenjtë i myslimanëve, Kurani, ai që i shpëtoi këtij zjarri. “Të gjitha janë djeg!”. ”Të gjitha sendet që ishin në katin e tretë, përveç Kuranit”, tha ai për klankosova.tv. Sinani tha se ky libër i shenjtë po mbahej në një kuti e cila sipas tij edhe ajo u dëmtua. ”…edhe kutia e Kuranit edhe mbajtësja ku kishte qenë, vetëm Kurani nuk është djegur”, shton ai. Këtë ngjarje Sinani e publikoi edhe në facebook paraprakisht, duke ndarë imazhin e gjithë shtëpisë, ndërsa shkruante: ”Shpija u kall po fjala e t’madhit ALLAH jo!”. Shkaktari i gjithë këtij dëmi nuk është bërë ende i ditur por që fatmirësisht pronari i kësaj shtëpie tha se nga ky zjarr, nuk ka asnjë të lënduar.
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 2 months