Flasin familjarët e të pagjeturve: Dialogu i vjetër, pak shpresë për rezultat të ri (VIDEO) NULL NULL 23.01.2026 20:39 23.01.2026 20:39 Familjet e të pagjeturve janë skeptik se mund të ketë diçka konkrete nga ujdia e djeshme e arritur në Bruksel. Tash e 27 vjet, Afrim Dervishi nga Meja e Gjakovës është në kërkim të vëllait të tij, për të cilin nuk dëgjoi as edhe një lajm që nga 99-ta, kur Iliri morri rrugë drejt Shqipërisë. Se do të mësojë diçka për familjarin e tij, ky s’ka fort shpresë as tash kur kryenegociatori Besnik Bislimi e dha lajmin se me Serbinë u morën vesh për themelimin e komisionit të përbashkët për të zhdukurit gjatë luftës në Kosovë. Detajet mund t’i mësoni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova: