Fjalët e Majlinda Kelmendi pas shpalljes “Xhudistja më e mirë e sotme” NULL NULL 27.08.2017 23:24 27.08.2017 23:24 Majlinda Kelmendi sonte në një ceremoni të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos ka marrë çmimin si “Xhudistja më e mirë e sotme”. Në këtë ceremoni që po mbahet në Budapest, ajo ka marrë çmimin më të madh në karrierën e saj, njofton Klan Kosova. Pas ka pranuar çmimin, Kelmendi ka falënderuar presidentin e IJF-së për kontributin që ai ka dhënë në pranimin e Federatës së Xhudos së Kosovës në Federatën Botërore, prej ku më pas ajo ka arritur shumë suksese. “Është nder i madh për mua që të jem sonte këtu”. “E uroj presidentin e Federatës Botërore për rizgjedhjen dhe e falënderoj për gjithçka që ka bërë për mua dhe xhudon e Kosovës”, ka thënë Kelmendi. “Falë juve Kosova e ka medaljen e artë olimpike që shuam shtete në botë nuk e kanë”, ka vazhduar Kelmendi. “Ju të gjithë e dini tregimin tim. Jam nga Kosova dhe kam fituar gjithçka, por ky çmim sonte për mua është Everesti”. Si rëndom, Kelmendi ka falënderuar edhe trajnerin e saj, Driton Kukën, si dhe vëllezërit e tij Sylën dhe Agronin. ““Krejt çka mund të them është, Zoti e bekoftë xhudon”, ka shtuar ajo.