Fitorja minimale e Llapit e largon Ballkanin nga titulli NULL NULL 03.05.2026 17:16 03.05.2026 17:16 Llapi ka shënuar fitore 0:1 ndaj Ballkanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll. Golin e vetëm e realizoi Arbnor Ramadani. Me këtë fitore, skuadra e Tahir Batatinës, shkon në kuotën e 39 pikëve në pozitën e 8-të. Kurse Ballkani mbetet në kuotën e 55 pikëve në pozitën e dytë dhe tani shumë larg titullit kampion, apo saktësisht tetë pikë prapa lideres Dritës./ Klankosova.tv.