Fitore me epërsi minimale për Ponte Prizrenin NULL NULL 10.04.2021 19:25 10.04.2021 19:25 Ponte Prizreni si vendas ka fituar me epërsi minimale 106-101 kundër Trepçës. Vendimtarë për fitoren e prizrenasve ishin Kwame Vaughn me 25 pikë, pesë kërcime dhe tre asistime dhe Josh Martin 21 pikë, 18 kërcime dhe një asistim, njofton Klan Kosova. Më efikasi nga radhët e minatorëve ishte Drilon Hajrizi me 28 pikë, 11 kërcime dhe 9 asistime. Mirëpo loja e mirë e Drilon Hajrizit nuk mundi ta mposhtë Ponte Prizrenin, ku kjo e fundit kishte tre lojtarë me më shumë se 20 pikë. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 28 të Superligës së Kosovës në basketboll.