Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rinisin kërkimet për 25-vjeçarin e zhdukur në Liqenin e Batllavës

NULL NULL
01.07.2026 08:37
Foto nga Batllava ku po kërkohet 25 vjeçari i zhdukur

Operacioni i kërkimit për 25-vjeçarin, i cili dyshohet se ka rënë nga një mjet lundrues në Liqenin e Batllavës, teksa ndodhej me familjen, ka rinisur edhe sot.

Zëdhënësi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Vëllazërim Qerimi, tha për Klankosova.tv se operacioni ishte ndërprerë mbrëmë pas orës 21:00 për shkak të errësirës, ndërsa sot do të vazhdojë nga ora 09:00.

“Operacioni është përmbyllur dje pas orës 21:00 për shkak të kushteve dhe kanë për të rifilluar sot rreth orës 08:30 – 9:00. Kërkimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e operacionit”, tha Qerimi për Klankosova.tv

Klankosova.tv raportoi ditën e djeshme se i riu që dyshohet se ra nga mjeti lundrues është L.Ruhani.

Operacioni i kërkimit në Batllavë: Ky është i riu që dyshohet se ra nga varka

lajme të ngjashme