Vrasja e hoxhës në Zlipotok, dërgohen në mbajtje babë e bir NULL NULL 01.07.2026 10:24 01.07.2026 10:24 Beshir Hamza bashkë me babanë e tij, të dyshuar për vrasjen e imamit Gazmen Tairovci në fshatin Zlipotok të Dragashit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Kështu ka njoftuar policia përmes raportit ku thotë se rasti për krimin në Dragash po vazhdon të hetohet. Ndërkohë, Klan Kosova ka mësuar se motivi që çoi deri tek vrasja e hoxhës dyshohet të ketë qenë kositja e barit të një prone. Po ashtu, u bë e ditur se Hamza e goditi imamin me thikë pesë herë. “Fsh. Zlipotok, Dragash 29.06.2026 – 23:15. Me 30.06.2026 pas një pune hetimore, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se e kanë kryer veprën penale të vrasjes. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”. Sot i jepet lamtumira e fundit imamit të vrarë në Dragash