Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Baresha” në Berliner Philharmoniker

NULL NULL
01.07.2026 10:19

Në skenën madhështore të Filharmonisë së Berlinit, zërat e Korit të Fëmijëve “Okarina” i dhanë jetë veprës ikonike “Baresha” të kompozitorit legjendar Rexho Mulliqi, në një orkestrim të jashtëzakonshëm për kor fëmijësh, çifteli dhe piano, realizuar me mjeshtëri nga kompozitori dhe dirigjenti i shquar Edon Ramadani.

Nën tingujt magjikë të pianos së pianistes virtuoze Pranvera Hoxha, me interpretimin plot jetë të çiftelisë nga Hava Bekteshi, e cila bëri që ky instrument shekullor të jehojë me krenari në një nga skenat më prestigjioze të botës, dhe nën dirigjimin frymëzues të maestres Elikona Hysaj Shala, vepra mori përmasa që u shndërrua në emocion të pastër, transmeton klankosova.tv.

Në fund, publiku shpërtheu në duartrokitje e ovacione të pandërprera, si një falënderim për një përjetim artistik rë rrallë.

lajme të ngjashme