Qentë endacakë, sfidë e vazhdueshme në Kosovë, ku është problemi? (VIDEO) NULL NULL 01.07.2026 08:20 01.07.2026 08:20 Problemi i qenve vazhdon të jetë një nga temat kryesore në kryeqytet dhe në qytetet tjera të Kosovës. Elza Ramadani drejtoresha e Fondacionit për të drejtat e kafshëve tha se qentë në kohë të temperaturave të larta janë më pak aktiv duke tentuar të gjejnë hije dhe ujë, transmeton klankosova.tv. “Është e vërtetë që situata me qentë endacakë nuk është aspak e këndshme dhe sidomos tash edhe gjatë verës shihet një vuajtje shtesë e tyre, sepse në këto motet ekstreme vërehet sa shumë vuajnë edhe kafshët në rrugë. Temperaturat e larta i bëjnë ata të ikin dhe të gjejnë strehë ku ka hije dhe ujë dhe ndoshta i shohim më pak duke bredhur rrugëve”, tha ajo.