Fitojnë Rangersi i Nedim Bajramit e Beshiktashi i Milot Rashicës NULL NULL 24.10.2024 23:32 24.10.2024 23:32 Milot Rashica As enjtja nuk ka qenë ditë pushimi për sportin më të bukur, futbollin. Plot 16 ndeshje janë zhvilluar sonte në garën e dytë më të rëndësishme për klube në Evropë, Europa League. Shumë përballje interesante, e shumë gola u shënuan në fushat e blerta. Bindëse në fitoren ndaj Steaua Bukureshtit ishte Glasgow Rangersi i Nedim Bajramit. Skocezët triumfuan ndaj rumunëve me rezultat 4:0. Fitore minimale 1:0 shënoi edhe Beshiktashi i Milot Rashicës e Ernest Muçit. Këto ishin përballjet dhe rezultatet e mbrëmjes së sontme: Eintracht Frankfurt – Rigas 1:0; FC Midtjylland – Royale Union Saint-Gilloise 1:0; Ferencvaros – Nice 1:0; Maccabi Tel Aviv – Real Sociedad 1:2; Paok – Viktoria Plzen 2:2; Qarabag – Ajax 0:3; Roma – Dymano Kyiv 1:0; Anderlecht – Ludogorets 2:0; Athletic Club – Slavia Prague 1:0; Porto – Hoffenheim 2:0; Twente – Lazio 0:2; Fenerbahçe – Manchester United 1:1; Lyon – Beshiktash 0:1; Malmo – Olympiacos 0:1; Rangers – Steaua Bukuresht 4:0; Tottenham – Az Alkmaar 1:0.