Finlanda goditet nga stuhia NULL NULL 03.11.2024 07:41 03.11.2024 07:41 Nëntori erdhi furishëm teksa erërat gjëmuan në nivele historike përgjatë bregut perëndimor të Finlandës të premten. Në ishullin Kylmapihlaja në Rauma, shpejtësia mesatare e erës arriti deri në 33.5 metra në sekondë të premten në mbrëmje. Ndërkohë, në lagjen Tahkoluoto të Porit, shpejtësia mesatare e erës u rrit në 30.3 metra në sekondë, raportojnë mediat finlandeze, transmeton Klankosova.tv. Kjo është hera e parë që një erë me forcë uragani është matur ndonjëherë në Finlandë, tha meteorologu i Yle, Matti Huutonen. Kriteri i uraganit plotësohet kur shpejtësia mesatare e erës është të paktën 33 metra në sekondë.