Finale e barbartë në Ligën Unike, Vëllaznimi udhëheq lehtë ndaj Prishtinës NULL NULL 27.03.2025 21:04 27.03.2025 21:04 25-20 e mbyllën çerekun e parë! Basketbollistët e Vëllaznimit arritën që edhe në pushimin mes dy pjesëve të shkojnë me avantazh ndaj Prsihtinës, pasi pjesa e parë përfundoi 42-40, raporton Klankosova.tv. Gjakovarët erdhën në finale të Ligës Unike, duke e mposhtur Yllin me rezultat 76-75, kurse ekipi nga kryeqyteti e mundi Besëlidhjen, 81-67. Cilado prej këtyre skuadrave ta fitojë këtë ballafaqim, do të kurorëzohet për herë të parë me këtë trofe mbarëkombëtar, pasi në tri edicionet e kaluara, kupën e ngritën Ylli, Peja e Trepça. Vëllaznimi – Prishtina po transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion. Komentator, Agon Fehmiu!