Film për jetën e Richard Holbrooke (VIDEO) NULL NULL 18.08.2015 12:53 18.08.2015 12:53 Djali i diplomatit tashmë të ndjerë amerikan, Richard Holbrooke, David Holbrooke, po qëndron në Kosovë. Ai gjatë vizitës së tij, do të promovojë filmin “The Diplomat”, që flet për karrierën dhe jetën e babait të tij, që do të shfaqet sonte në Kino Lumbardhi në Prizren në orën 20:00. Në filmin mbi jetën e tij, flasin persona të rëndësishëm si Bill Clinton, Madeleine Albright, Hillary Clinton. Por përveç figurave të shquara të politikës botërore, në film flasin edhe familjarët e tij. Të gjithë e përshkruajnë Holbrooke si një njeri me pasion, principe e shumë motivues. Gjithashtu në këtë dokumentar mbi jetën e Holbrooke, është edhe intervistën e bërë nga gazetarja e njohur Christiane Amanpour me djalin e diplomatit e njëkohësisht regjisorin e këtij filmi, David Holbrooke. Më poshtë mund t’i shihni disa sekuenca nga “The Diplomat”.