Fetahu dhe Dushku në asamblenë e përgjithshme të FIBA evropes NULL NULL nga Jon Ajeti 05.04.2023 10:48 nga Jon Ajeti 05.04.2023 10:48 Kryetari i federatës së basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Sekretarja e përgjithshme, Elvira Dushku, do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës. Kjo ngjarje do të mbahet më 19/20 maj në Munih të Gjermanisë. Krerët e FBK-së janë pjesëmarrës të rregullt në mbledhjet e shtëpisë evropiane të basketbollit, ku përfaqësojnë basketbollin e Kosovës njofton Klankosova.tv Kujtojmë se, Fetahu është anëtar i Komisionit Ligjor (FIBA Europe Legal Commission) kurse Dushku, anëtare në Komisionin e të Rinjve (FIBA Europe Youth Commission)