Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Festivali i Filmit Sportiv nis me dokumentarin për vajzat e arta (VIDEO)

NULL NULL
nga Arjeta Sinani 14.10.2022 23:50

Është hapur edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Sportiv “Prishtina 2022”.

Ky festival u hap me një dokumentar kushtuar kampioneve olimpike Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Si vajza të arta po kërkojnë që rrugëtimi i tyre të ndiqet edhe nga të rinjtë e tjerë.

“Ky rrugëtim shpresoj që do të shërbejë si shembull për të tjerët”, ka thënë kampionia Nora Gjakova.

Përveç nga të pranishmit, medalistet morën edhe mirënjohje nga larg.

“Nderimet e mia personale për meritat dhe qëllimet e arritura shkojnë për kampionet olimpike të xhudos Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi”, ka thënë Franco Asaci, Presidenti i Federatës Ndërkombëtare Sportive.

Edicioni i dytë i Festivalit të Filmit Sportiv, në dy ditë, do të shfaqë dokumentarë të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë.

lajme të ngjashme