Festat e fundvitit, vijon fluksi në Morinë, 10 mijë persona hynë në Shqipëri gjatë 24 orëve NULL NULL 31.12.2022 17:27 31.12.2022 17:27 Jo vetëm shqiptarët e Kosovës kanë zgjedhur Shqipërinë për të festuar ndërrimin e viteve, por dhe shtetas të huaj. Mëngjesin e së shtunës nga Morina kanë hyrë në Shqipëri dhe familje nga Bullgaria. “Po shkoj për vitin e ri në Durrës. Është hera e parë që vij nga Bullgaria për të festua në Shqipëri”, tha një bullgar. Përmes pikës kufitare të Morinës në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri rreth 10 mijë persona. Drejt Kosovës kanë udhëtuar 9,300. Një shtetas turk me origjinë shqiptare tregon se me familjen e tij darkën e Vitit të Ri do ta kalojë në Ulqin dhe kur të kthehet do vizitojë të afërmit në Tiranë. Një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës lehtëson kalimin e qytetarëve në ditë festash. Ata hyjnë dhe dalin në pikën doganore të Morinës pa kontrolle./Abcnews.al/