Fenerbahce nuk heq dorë nga Nkunku NULL NULL 30.12.2025 12:51 30.12.2025 12:51 Christopher Nkunku, mund të jetë një nga emrat më të nxehtë të merkatos së janarit, përkundër dy golave të shënuar ndaj Veronas. Sulmuesi francez, aktualisht pjesë e Milanit, ka rënë në radarët e Fenerbahçes, e cila po shtyn fort për transferimin e tij. Sipas mediave italiane, klubi turk ka shfaqur interes konkret dhe ka nisur kontaktet për të kuptuar kushtet e një marrëveshjeje të mundshme. Te Milani situata e Nkunku mbetet e hapur, pavarësisht cilësive të njohura dhe momenteve pozitive në fushë, konkurrenca dhe zgjedhjet teknike kanë bërë që e ardhmja e tij të mos jetë e sigurt. Skuadra turke, është gati t’i ofrojë një rol qendror dhe minutazh të rregullt, faktorë që mund të peshojnë në vendimin e lojtarit. Ditët në vijim pritet të jenë vendimtare, me Milanin që do të vlerësojë çdo ofertë serioze, ndërsa Nkunku mbetet në pritje të zhvillimeve për të ardhmen e tij. Flitet se 30 milionë euro do të mjaftojnë për marrëveshje.