Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fëmijët në Francë do të nisin shkollën në moshën trevjeçare

NULL NULL
27.03.2018 21:30

Fëmijët në Francë do të fillojnë të shkojnë në shkollë në moshën trevjeçare, për dallim nga mosha gjashtëvjeçare, nën reformat e reja të lajmëruara nga presidenti Emmanuel Macron.

Ky ndryshim do të bëj që Franca të ketë moshën më të ulët për fillimin e mësimit në shkollë në Evropë.

Megjithatë ky ndryshim do të prekë një numër të vogël të fëmijëve, kjo pasi që shumica e familjeve franceze tashmë zgjedhin që të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë në moshën trevjeçare.

Sipas shifrave të qeverisë vetëm 2.4% të fëmijëve nuk nisin mësimin në këtë moshë.

Macron ka thënë se ndryshimi ka për qëllim që të ulë pabarazinë në edukim, përderisa prindërit në territoret më të varfra të Francës kanë më pak gjasë që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë në moshë më të re.

Ai i quajti këto ndryshime si një moment historik për sistemin e edukimit në Francë.

Kids shoes

lajme të ngjashme