Fëmijët japin mendime rreth martesës mes seksit të njejtë (VIDEO) NULL NULL 01.07.2015 19:00 01.07.2015 19:00 Vendimi i Gjykatës Supreme për të gjitha shtetet amerikane që lejon martesat mes seksit të njejtë ka nxitur shumë reagime. Shumë njerëz e kanë cilësuar si vendim jo të duhur dhe argument kryesor i atyre që nuk e mbështesin këtë vendim ka qenë arsyetimi se si do t’ia spjegojnë ata këtë fëmijëve të tyre. Disa njerëz kanë dyshuar nësë fëmijët janë mjaftueshmë të aftë që të kuptojnë se si kjo realizohet andaj në emisionin e famshëm të Jimmy Kimmel ata u pyetën se çfarë mendimi kanë për lidhur me këtë çështje, transmeton Klan Kosova. Gazetarët e këtij emisioni dolën në rrugë dhe e bënë këtë pyetje. Përgjigjet e tyre ishin të ndryshme. “Është kur dy meshkuj dhe dy femra martohen” “Unë nuk di asgjë lidhur me këtë” “Një grua dhe një burrë martohen është martesa ndërsa martesa mes gjinisë së njejtë është kur martohen një grua dhe një grua tjetër ose një mashkull me një mashkull tjetër” “Martesa mes gjinisë së njejtë është kur martohet një mashkull me një mashkull tjetër por jo një femër me një femër tjetër” Kur ata u pyetën se kur duhet të martohen personat, ata thanë përgjigje interesante. “Sepse ata duhen dhe ndjejnë lidhje mes vete” “Duhet të martohen pasdite” “Duhet të martohesh kur je në moshën e duhur” Ndërsa një djalosh i vogël u përgjigj se ai nuk dëshiron të martohet pasi gjatë martesës personi tjetër lidhet financiarisht dhe duhet të ndahet gjithçka përgjysmë sa i përket pasurisë.