Federer shumë i fortë për Nishikori NULL NULL 22.01.2017 14:16 22.01.2017 14:16 Roger Federer është duke vazhduar rikthimin e tij të jashtëzakonshëm pas lëndimi që pati. Ai ka arritur që ta mposhtë Kei Nishikori në pesë sete për të arritur çerek-finalen e 13 në Australian Open, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. 35 vjeçari ka mposhtur te pestin e botës me 6-7 (4-7) 6-4 6-1 4-6 6-3, për të mbajtur gjallë shpresën për Grand Slam e 18 dhe titullin e pestë të Australian Open. Federer që renditet i 17-i, është duke garuar për herë të parë që nga Wimbledon, gjashtë muaj më parë, pasi kishte pësuar një lëndim në gju.