Fakte interesante mbi libra e shkrimtarë NULL NULL 28.09.2015 13:00 28.09.2015 13:00 -“Shpresa të mëdha” e Charles Dickens në variantin e parë kishte fund të hidhur. Një mik i autorit e këshilloi ta ndryshonte fundin, në mënyrë që të kënaqte më shumë njerëz. Ia vlejti. Është libri që nuk lodhemi së lexuari. – Michel Dansel, një shkrimtar francez që i urrente foljet, ka shkruar një novelë të plotë, “Treni prej askund”, pa asnjë folje të vetme. -“Vuajtjet e djaloshit Verter” i Gëtes nxiti një varg vetëvrasjesh të djemve të rinj. -John Milton e kompozoi në mendje subjektin e “Parajsa e humbur” dhe ua diktoi të bijave; në atë kohë ishte komplet i verbër. -Libri më i vogël në botë ndodhet në Bibliotekën Kombëtare të Wellsit. Përmasat e tij janë 1mm x 1mm dhe faqet e këtij libri mund të kthehen vetëm me një gjilpërë./botimeshqip.com