“Fajtor për golin e Torresit”, Simeone u ndal për një moment për ta kruar këmbën (VIDEO) NULL NULL 21.07.2026 12:43 21.07.2026 12:43 Fitorja e Spanjës ndaj Argjentinës në finalen e Kupës së Botës vazhdon të prodhojë reagime, ndërsa në rrjetet sociale po qarkullon një video që ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Bëhet fjalë për aksionin e golit vendimtar të Ferran Torres, i cili i dha Spanjës triumfin 1:0 pas vazhdimeve. Në pamjet që janë bërë virale, shihet se Giuliano Simeone ndalet për një moment, duke humbur kontaktin me Torresin, i cili më pas shfrytëzon hapësirën për të realizuar golin e fitores. Ky moment ka nxitur një valë reagimesh në rrjetet sociale, ku shumë tifozë kanë ironizuar futbollistin e Atletico Madridit, duke e konsideruar atë si një nga fajtorët për golin vendimtar. Videoja po shpërndahet me shpejtësi në platforma të ndryshme, ndërsa diskutimet rreth gafës së Simeones vazhdojnë të dominojnë komentet e tifozëve.