Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Facebook largon mijëra llogari në prag të zgjedhjeve në Indi

NULL NULL
01.04.2019 23:17

Facebook ka hequr më shumë se 1,100 faqe, grupe dhe llogari nga India dhe Pakistani për shkak të “sjelljes së koordinuar të paautoritetit ose spam-it” në platformën e mediave sociale.

Facebook njoftoi të hënën se kishte larguar 687 faqe dhe llogari të lidhura me partinë kryesore të Kongresit të Indisë, vetëm disa ditë para se të fillonte votimi në zgjedhjet e përgjithshme, për shkak të sjelljeve të koordinuara joautentike.

Gjigandi i medias është përballur me një presion në rritje nga autoritetet anembanë botës për të siguruar që platformat e saj të mos keqpërdoren për përfitime politike ose për të përhapur keqinformimin, sidomos përpara zgjedhjeve.

Facebook tha se hetimi i tij zbuloi se individë përdorën llogari të rreme dhe u bashkuan me grupe të ndryshme për të shpërndarë përmbajtjen e tyre, duke përfshirë këtu lajme lokale dhe kritika ndaj kundërshtarëve politikë.

Zgjedhjet e përgjithshme të Indisë janë planifikuar të fillojnë më 11 prill dhe do të përfundojnë më 19 maj.

lajme të ngjashme