Eurogoli i Xhakës dhe goli i minutës 101 ia sjellin fitoren Leverkusenit NULL NULL 23.08.2024 22:52 23.08.2024 22:52 Granit Xhaka pas golit të shënuar ndaj Borussia Monchengladbach. Foto | Getty Images Bayer Leverkuseni e nisi sezonin e ri në Bundesligë me fitore kundër Borussia Monchengladbach. Sikurse edhe në shumë ndeshje në sezonin e kaluar, fitorja për “Farmaceutikët” erdhi në minutat shtesë, raporton Klankosova.tv. Xhaka e hapi serinë e golave në minutën e 12-të, duke lansuar një projektil nga largësia. Ishte ky goli i tij i parë këtë sezon, i pari për Leverkusenin, por edhe i pari i shënuar në Bundesligë këtë sezon. 26 minuta më vonë, mesfushori tjetër Florian Wirtz dyfishoi epërsinë, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë. Nico Elvedi ngushtoi epërsinë e mysafirëve në minutën e ’59, kurse goli i barazimit erdhi pesë minuta pa përfunduar pjesa e rregullt. Por, sikurse në shumë ndeshje të sezonit të kaluar, “Farmaceutikët” u kujdesën që t’i mbajnë tifozët në ankth. Goli i fitores, besoni ose jo, erdhi në minutën e 101-të. Ndonëse Wirtz e huqi penalltinë, ai arriti që topin e rikthyer ta fusë në portë. Ndeshja përfundoi 3-2. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.