Estonia do t’i largojë monumentet e epokës sovjetike nga hapësirat publike NULL NULL 16.08.2022 19:44 16.08.2022 19:44 Estonia planifikon të heqë monumentet e luftës, që i takojnë epokës sovjetike nga vendet publike. Masa synon t’i parandalojë ata “të mobilizojnë më shumë armiqësi në shoqëri dhe të grisin plagët e vjetra” pas pushtimit rus të Ukrainës, thotë qeveria. Një tank ikonë T-34 në qytetin Narva, u dërgua në Muzeun e Luftës së Estonisë. Narva është qyteti i tretë më i madh i Estonisë, ku 97 për qind e popullsisë së saj prej rreth 60 mijë njerëz flasin rusisht. Lufta e Rusisë në Ukrainë po nxit tensionet në Narva në veçanti, frikësohet Estonia. Kryeministrja Kaja Kallas thotë se qeveria e saj “nuk do t’i japë Rusisë mundësinë për të përdorur të kaluarën për të prishur paqen në Estoni”. “Duke marrë parasysh shpejtësinë e rritjes së tensioneve dhe konfuzionit rreth memorialëve në Narva, ne duhet të veprojmë shpejt për të garantuar rendin publik dhe sigurinë e brendshme”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.