Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ermal Krasniqi, ylli i javës në Superligë

NULL NULL
nga Naim Selmani 21.10.2022 10:30

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall kanë vazhduar me ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” transmeton klankosova.tv

Këtë herë çmimi i më të mirit për javën e 12-të i takon futbollistit të FC Ballkanit, Ermal Krasniqit.

Kjo është java e dytë rresht që ky çmim shkon te skuadra kampione.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Blerim Haxholli, Naser Jasiqi e Besart Cecelia.

Ermal Krasniqi u vlerësua për lojën e mirë dhe kontributin e tij në fitoren e radhës të Ballkanit në duel me Trepçën’89.

Ai përveç golit, i cili e zhbllokoi rezultatin, gjatë tërë ndeshjes u tregua i rrezikshëm para portës së mitrovicasve.

Çmimin “Ylli i Javës” për Ermal Krasniqin e ndau Halil Humolli, menaxher i Divizionit të Horecas.

lajme të ngjashme