Erdin Dushi, futbollisti që është duke u dalluar në Raiffeisen Ligën e Parë NULL NULL 18.09.2025 12:54 18.09.2025 12:54 Një nga lojtarët më të dalluar sivjet në Raiffeisem Ligën e Parë, padyshim se është mbrojtësi i Trepçës ’89, Erdin Dushi. Përpos sigurisë në lojë, ai vazhdimisht është duke u dalluar edhe për ndihmën që është duke i dhënë skuadrës edhe në fazën ofensive, raporton Klankosova.tv. Në ndeshjen e fundit ndaj Vëllaznimit, Dushi ishte njëri nga më të mirët në fushë duke qenë pothuajse i pakalueshëm. Në përballjen e zhvilluar të mërkurën në “Liman Gegaj”, Trepça ’89 edhe pse ishte në epërsi 0:1 pas pjesës së parë me golin Hasanit, me të filluar pjesa e dytë me autogolin e Latifit rezultati u barazua në 1:1 dhe ishte epilogu përfundimtar i duelit. /Klankosova.tv