Entuziazëm në Klinë, Dukagjini rikthen në ekip sulmuesin e rrezikshëm NULL NULL 23.08.2025 12:25 23.08.2025 12:25 Dukagjini bëhet edhe më i fortë para ndeshjes së xhiros së dytë kundër Gjilanit. Ekipi nga Klina zyrtarizoi sot rikthimin e Iljasa Zulfiut, futbollistit që deri më tani ka qenë pjesë e Dritës, raporton Klankosova.tv. Sulmuesi i krahut rikthehet kështu te Dukagjini pas një viti e gjysmë, pasi u largua në janar të vitit 2024 drejt Kazakistanit ku luajti për 6 muaj tek Zhenys, e pastaj u paraqit në sezonin e kaluar te Drita. Te Dukagjini, Zulfiu do kërkojë ta gjejë formën e dikurshme, pasi më herët në 58 ndeshje shënoi 11 gola dhe 3 asiste me këtë fanellë. /Klankosova.tv