Endrit Krasniqi “ylli i javës” NULL NULL nga Naim Selmani 24.10.2022 13:03 nga Naim Selmani 24.10.2022 13:03 Futbollisti i skuadrës së Prishtinës, Endrit Krasniqi është fitues i çmimit Ylli i Javës nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall. Për futbollistin bardh e kaltër kjo është hera e dytë që e fiton këtë çmim në këtë edicion. Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje: Lulzim Rrmoku, Skender Kapra dhe Flamur Sinani. Krasniqi mori vlerësime për paraqitjen e mirë dhe golin që e vulosi fitoren e Prishtinës në duel me Llapin me rezultat 2:0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.