Emocionet e futbollit vazhdojnë, kush do të jetë në tetëshen e Europa League? NULL NULL 13.03.2025 07:52 13.03.2025 07:52 Sot vazhdojnë emocionet e futbollit. Pas kompletimit të çerekfinalistëve në Champions League, radha i vie edhe garës së dytë më të rëndësishme për klube, Europa League. Në fushë do të zbresin futbollistët e 16 skuadrave, prej tyre tetë do ta kenë një vend në fazën tjetër. Në shumicën e ndeshjeve ende gjithçka është e hapur. Athletic Bilbao do të përballet me Romën. Italianët nga ndeshja e parë e kanë një epërsi minimale prej 2:1, njofton Klankosova.tv Kjo lojë zhvillohet me fillim nga ora 18:45. Në këtë termin do të zhvillohen edhe plot tre ndeshje tjera. Eintracht Frankfurt – Ajax, skuadra gjermane aktualisht është në epërsi nga loja e parë me rezultat 1:2. Edhe Lazio në ndeshjen e parë ka fituar me rezultat 1:2 ndaj skuadrës çeke Viktoria Plzen. Krejt situatë tjetër është në lojën Olympiacos – Bodo Glimt. Skuadra norvegjeze në përballjen e parë ndaj grekëve ka fituar me rezultat 3:0. Sonte me fillim nga ora 21:00 do të luhen edhe katër ndeshje tjera. Lyon – Steaua Bukuresht, në lojën e parë francezët kanë fituar me rezultat 1:3 ndaj skuadrës rumune. Derisa Manchester United ka barazuar 1:1 me spanjollët e Real Sociedad. Ndeshje po ashtu interesante pritet të jetë edhe loja në mes të Glasgow Rangers dhe Fenerbahçes. Në përballjen e parë skuadra nga Skocia ka fituar me rezultat 1:3. Kurse, ndeshja e fundit në program është ajo në mes të Tottenham Hotspur dhe Az Alkmaar. Epërsi minimale kanë holandezët me rezultat 0:1. Mbetet të shihet se cilat prej skuadrave do të gjenden në tetëshen më të mirë të këtij kompeticioni. Ndeshjet e Europa League, transmetohen drejtpërdrejt në platformën kryesore televizive, Artmotion.