Emocione prindërish (FOTO) NULL NULL 16.02.2016 14:30 16.02.2016 14:30 Merry Fermont, është një fotograf që gjithmonë e kanë pasionuar momentet e para kur një foshnje vjen në jetë. Për të dokumentuar këto momente si dhe lotët e gëzimit të prindërve ai e ka realizuar një projekt të quajtur “Momentet e para”. Fotografi gjerman, Marry Fermont, e ka realizuar një projekt të quajtur “Momentet e para”. Ai me anë të fotografive dëshiron të tregojë emocionet e para të prindërve kur takojnë për herë të parë fëmijët e tyre, transmeton Klan Kosova. “Nuk ka moment më special se sa momenti kur sheh foshnjën tënde për herë të parë, më në atë moment askujt nuk i intereson se si ka shkuar lindja”. “Në këtë moment kur vjen në jetë fëmija ndjen gëzim, lehtësim, krenari, dashuri, eufori e gjithçka tjetër”, u shpreh Fermont. Më poshtë mund t’i shikoni disa prej fotografive të realizuara nga ky fotograf.