Emocione, debate dhe tensione: Çka ndodhi mbrëmë në dasmën e Elijonës dhe Klodit? NULL NULL 09.02.2026 07:45 09.02.2026 07:45 Në kuadër të lojës Big Brother VIP Kosova, mbrëmë u zhvillua ceremonia e shumëpërfolur e “martesës” mes Elijonës dhe Klodit, një event që ngjalli interes të madh te publiku dhe banorët e shtëpisë. Ceremonia u shoqërua me atmosferë festive dhe emocionale, ku pas “kurorëzimit”çift vallëzuan, ndërsa këngëtarja Yllka Kuqi performoi live këngën “Kurorëzimi i Dashurisë”, duke i dhënë momentit një ndjesi dasme të vërtetë. Megjithatë, ndryshe nga pritshmëritë e shikuesve, puthja mes çiftit nuk ndodhi, pasi Elijona zgjodhi të mos e realizojë këtë gjest simbolik. Festa vazhdoi normalisht me vallëzim, mbulim me para dhe krejt në fund prerjen e tortës, përcjell Klankosova.tv. Vëmendje të veçantë mori edhe Benita, e cila u shfaq e prekur emocionalisht për shkak të ndjenjave që ka shprehur më herët për Klodin. Situata çoi në një debat të shkurtër mes saj dhe Elijonës, ku u shkëmbyen akuza për protagonizëm dhe vëmendje. Yllka Kuqi, nga ana e saj, theksoi se ceremonia kishte emocione të sinqerta dhe vuri në pah kujdesin që Klodi tregonte ndaj Elijonës gjatë gjithë mbrëmjes. Pas ceremonisë, Klodi reagoi edhe për puthjen e munguar, duke deklaruar se për të një puthje në ballë është më intime sesa një puthje në buzë. Në tërësi, “dasma” e Elijonës dhe Klodit solli emocione, debate dhe momente që mbeten ndër më të komentuarat e spektaklit./Klankosova.tv