Elon Musk kërcënon me tërheqje nga marrëveshja 44 miliardëshe për Twitter NULL NULL 07.06.2022 09:10 07.06.2022 09:10 Elon Musk ka kërcënuar me tërheqje nga marrëveshja 44 miliardëshe për blerjen e Twitter. Ai ka akuzuar kompaninë e medias sociale se po “pengon” kërkesat e tij për të mësuar më tepër rreth bazës së përdoruesve, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv. Në një letër dorëzuar te rregullatorët, Musk, ka deklaruar se ka të drejtë ta bëjë matjen e llogarive të përdëshiruara. Ai ka thënë se beson se llogaritë e padëshiruara dhe të rreme bëjnë pjesë shumë më shumë sesa 5 përqind e përdoruesve të përditshëm që Twitter raporton publikisht. “Si pronar i Twitter, Musk ka të drejtë në mënyrë të qartë për të dhënat e kërkuara për t’ia mundësuar atij të përgatitet për kalimin e biznesit në pronësinë e tij dhe për të lehtësuar financimin e transaksioneve të tij”, thuhet në letrën që e ka dorëzuar avokati, Mike Ringler.