Elon Musk: A duhet të rikthehet llogaria e Donald Tramp në twitter NULL NULL 19.11.2022 19:20 19.11.2022 19:20 Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, kishte rreth 88.8 milionë ndjekës kur Twitter-i pezulloi përgjithmonë llogarinë e tij në janar 2021, duke përmendur rolin e tij në trazirat e 6 janarit në US Capitol dhe potencialin për më shumë dhunë. E pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk nisi një sondazh të premten në kompaninë e mediave sociale duke pyetur nëse ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump duhet të lejohet të kthehet në platformë, transmeton Klankosova.tv. “Rivendosni për llogarinë e ish-Presidentit Trump”, shkroi Musk në një postim që ka mbledhur më shumë se 12 milionë vota nga koha e publikimit. Më shumë se 52% e përdoruesve votuan “po”, ndërsa gati 48% thanë “jo”. Disa orë më parë, miliarderi amerikan la të kuptohej se po mendonte nëse do të rivendoste llogarinë e Trump në Twitter. “Vendimi për Trumpin nuk është marrë ende”, shkroi Musk në Twitter, teksa njoftoi tre rikthime të profilit të lartë të llogarive që u ndaluan nga gjiganti i mediave sociale. “Kathie Griffin, Jorden Peterson & Babylon Bee janë rikthyer”, tha Musk. Musk kishte parashikuar një rikthim të Trump në maj, kur ai e quajti dëbimin “moralisht të gabuar dhe krejtësisht budallaqe”. /Klankosova.tv