Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Elijona iku nga shtëpia kur ishte fëmijë? – Familja jep deklaratën zyrtare

NULL NULL
24.11.2025 16:26

Familja e Elijonës së Big Brother VIP Kosova 4 ka dalë me një reagim zyrtar në lidhje me lajmet e fundit se banorja gjatë kohës sa ishte fëmijë, kishte ikur nga familja e saj.

Përmes një postimi në Instagramin e Elijonës, familja shpjegon se e reja ka qëndruar për një periudhë prej 5 viteve (7-13 vjet) tek një familje gjermane, dhe kjo sipas tyre, ishte një masë e përkohshme derisa babai biologjik ta fitonte kujdestarinë gjatë fillimeve në shtet të huaj.

Tutje, në këtë reagim thuhet se gjatë asaj kohe, Elijona ka vendosur të largohej nga familja gjermane dhe të kthehej tek babai i saj biologjik, pasi, sipas familjes, nuk ka pasur dëshirë të vazhdojë të qëndrojë më aty.

“Duke qenë se bëhej fjalë për një moshë të mitur, në proces është përfshirë edhe policia gjermane, duke ndjekur të gjitha procedurat ligjore për mbrojtjen e saj. Çdo interpretim tjetër është i pasaktë dhe i deformuar”, thuhet në deklaratë, njofton Klankosova.tv.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elijona Binakaj (@elijona)

lajme të ngjashme