Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Elektroseverit nuk i merret licenca (VIDEO)

NULL NULL
19.10.2022 20:24

Udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjes për energji mes Kosovës dhe Serbisë, sipas kohës së paraparë, zyrtarisht ka rënë. Por Zyra e Rregullatorit për Energji ende s’ia ka hequr apo pezulluar licencën kompanisë Elektrosever, ani pse qysh të hënën ka përfunduar afati i fundit prej 15 ditëve që distributori i rrymës në veri t’i përmbahet ujdisë.

“Aktualisht, Zyra e Rregullatorit për Energji është në vlerësim të procesit të zbatimit nga palët të Udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë, të datës 21.06.2022. Zyra e Rregullatorit për Energji, do të veprojë në harmoni të plotë me obligimet që rrjedhin nga pika 8 e udhërrëfyesit”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së për Klan Kosova.

Analisti Gazmir Raci vlerëson se kjo tashmë s’është çështje teknike por vullnet politik.

“Është koha e fundit kur qeveria duhet të vendosë që ta zbatojë çdo marrëveshje dhe pikë për të cilën palët merren vesh në Bruksel”, thotë ai.

Katër ditë para skadimit, Prishtinën e vizitoi befas emisari në dialog, Miroslav Lajcak, që në një formë shprehu mospëlqim të skenarëve jashtë udhërrëfyesit.

“Ka rrezik që të tërhiqet licenca për “Elektrosever” gjë që ne nuk duam të ndodh”, ishte shprehur ai pas takimit brenda qeverisë.

Nuk dihet nëse kjo dëshirë e BE-së ka marrë aminin e kryeministrit Kurti, veçse qeveria vazhdimisht ka këmbëngulur në zbatim të marrëveshjes.

Pika e tetë e udhërrëfyesit ofron edhe mendim profesional nga BE për çështjen e licençës së Elektroseverit, por vetëm nëse kërkohet nga Prishtina apo Beogradi, gjë që s’është bërë publike nga asnjëra palë.

lajme të ngjashme