Elbasan: Bie aksidentalisht nga ballkoni, vdes 13-vjeçari NULL NULL 08.03.2023 08:31 08.03.2023 08:31 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në Elbasan. Një fëmijë i moshës 13-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës së tij. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në rrugën “Emin Matraxhiu”, rreth orës 05:15. “Nga veprimet e para hetimore rezulton se 13 vjeçari kishte probleme me gjumin (vuante nga Somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit) dhe në momentin e rënies nga ballkoni 13 vjeçari ka qenë vetëm në banesë”, shkruan Abcnews.al përcjell Klankosova.tv. Njoftimi i policisë: Elbasan/ Informacion paraprak Rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit, 13-vjeçari A.M, i cili ka ndërruar jetë. Nga veprimet e para hetimore rezulton se 13 vjeçari kishte probleme me gjumin (vuante nga Somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit) dhe në momentin e rënies nga ballkoni 13 vjeçari ka qenë vetëm në banesë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS