Ekzekutivi miraton marrëveshjen për bashkëpunim ushtarak dhe financiar me Turqinë NULL NULL 03.04.2026 10:50 03.04.2026 10:50 Qeveria “Kurti 3” ka miratuar sot në mbledhjen e radhës nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Bashkëpunimit Financiar dhe Ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Nisma përfaqësohet nga Ministria e Mbrojtjes e Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, transmeton Klankosova.tv. Lidhur me këtë fjalën në mbledhje e mori ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, i cili theksoi rëndësinë e nismës për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërqeveritar dhe të fushës së mbrojtjes. “Duke pasur parasysh se aprovimi i kësaj nisme është shumë i rëndësishëm, edhe për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Republikës së Turqisë, kërkojmë të miratohet”, tha mes tjerash Maqedonci./Klankosova.tv