Ekstradohet nga Spanja në Shqipëri, 25-vjeçari i akuzuar për tentim vrasje NULL NULL 14.06.2025 12:16 14.06.2025 12:16 Foto nga Policia e Shqipërisë Një 25-vjeçar, shtetas i Shqipërisë është ekstraduar nga Spanja, i cili akuzohet për tentim vrasje. Rasti ka ndodhur në Kukës më 2023-ën, e që sipas policisë, i dyshuari në një lokal në lagjen nr. 5 në Kukës, ka tentuar ta vrasë duke e goditur me mjet prerës, viktimën A. E., transmeton Klankosova.tv. “Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Madridin, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në vijim të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u ekstradua nga Spanja në Shqipëri, shtetasi: S. C., 25 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta””. ‘Ky shtetas dyshohet se në një lokal në lagjen nr. 5, Kukës, ka tentuar ta vrasë, duke e goditur me mjet prerës, shtetasin A. E.”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.