Ekspertët inkurajojnë për mbështetje për energjinë efiçiente (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 08.10.2022 20:35 nga Flamur Gajtani 08.10.2022 20:35 Qeveria e Shqipërisë njoftoi të hënën se do të subvencionojë 70% të investimit në panele diellore për ngrohje të ujit, meqë ky proces përfshin 1/5 e faturës mujore të energjisë. Kjo si masë ndaj krizës energjetike. Aplikimi për 2,000 familjet e para do të nisë nga nëntori, dhe ka synim zgjidhjen alternative për kohë të gjatë. Një kursim të tillë nga qytetarët e inkurajojnë edhe ekspertët energjisë që duan stimulim të efiçiencës edhe në Kosovë, njofton Klan Kosova. Edhe opozita kosovare kritikon mungesën e rregullativës ligjore nga shteti për këtë sektor. E zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu, i tha Klanit se këto ditë do ketë masa në këtë drejtim duke subvencionuar pajisjet efiçiente për ngrohje, për ata që kanë shfrytëzuar energjinë elektrike, por pa specifikuar si e çfarë mënyrë.