Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekonomia e Indisë tejkalon pritshmëritë me rritje prej 8.4 përqind

NULL NULL
01.03.2024 23:08
Punëtorë indianë
Punëtorë indianë

India ka ruajtur titullin e vendit me rritjen më të madhe ekonomike në botë.

Kjo ngase ajo është rritur për 8.4 përqind në tre muajt e fundit të vitit 2023, krahasuar me një vit më parë, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.

Këto të dhëna vijnë në kohën kur vendi pritet që të mbajë zgjedhjet e përgjithshme.

Kryeministri, Narendra Modi, ka shkruar se të dhënat shfaqin fuqinë dhe potencialin e ekonomisë së Indisë. Vendi që ai drejton parashikohet që të kalojë Japoninë dhe Gjermanisë si ekonomitë më të mëdha globale për vitet e ardhshme.

Rritja e fundit është rezultat i performancës së prodhuesve, që si sektor është rritur për 11.6 përqind. Konsumi provat, që përbën dy të tretat e Bruto Produktit Vendor, gjithashtu është rritur për 3.5 përqind.

lajme të ngjashme