Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shpëtohen dy turistë zviceranë në Kukës, pasi u goditën nga orteku

NULL NULL
22.01.2024 11:48
Ekipi i shpëtimit malor shpëton dy turistë zviceranë në Kukës, pasi u goditën nga orteku
Ekipi i shpëtimit malor shpëton dy turistë zviceranë në Kukës, pasi u goditën nga orteku

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka bërë të ditur se ka qenë pjesë e një aksioni në Kukës të Shqipërisë, ku kanë arritur të nxjerrin të gjallë dy turistë zviceranë, pasi ishin goditur nga orteku.

Në njoftim thuhet se lokalizimi i tyre është bërë pas 13 orëve, teksa gjendja e tyre shëndetësore është stabile, njofton Klankosoa.tv.

“Për më shumë se 13 orë në aksion, është bërë lokalizimi i dy turistëve zviceran të cilët si pasojë e reshjeve të dendura të borës në ditët e fundit, kanë pësuar nga orteku i cili i ka zënë brenda”.

“Në orët e vona të mesnatës është bërë nxjerrja e tyre nga orteku nga anëtarët e ShKShMK-së, ku rrezikshmëria dhe zona tepër e papërshtatshme për intervenim dhe logjistikë, e kanë bërë këtë aksion tepër të ndërlikuar”.

“Turistët janë në gjendje stabile shëndetësore, duke pësuar hipotermi dhe dyshohet për fraktura të gjymtyrëve, të cilat mbesin të vërtetohen nga ekzaminimet e mëtutjeshme mjekësore”.

“Pritet të bëhet evakuimi i tyre permes helikopterit të Emergjencave Shtetërore të Shqipërisë”.

lajme të ngjashme