Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ekipet që kanë luajtur më së shumti në Ligën e Kampionëve

NULL NULL
18.09.2018 15:50

Liga e Kampionëve është gara më e madhe evropiane. Është ëndrra dhe synimi i secilit ekip dhe për të zhvillohen duelet më të forta.

Sezoni më i ri i saj fillon zyrtarisht sot në orën 18:55 ku luhen ndeshjet e para në fazën e grupeve, transmeton Klan Kosova.

Por cili është bagazhi i ekipeve evropiane në këtë kompeticion, cili shtet është përfaqësuar më së shumti dhe cilat janë ekipet që prijnë me pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve?

Një total prej 137 ekipesh nga 33 vende të ndryshme nga Evropa janë kualifikuar të paktën një herë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, njofton Klan Kosova.

Dy gjigantët spanjollë, Real Madrid e Barcelona, së bashku me Porton e Portugalisë, prijnë në listë me paraqitje në 23 sezone në këtë garë.

Bayern Munchen e Manchester United vijnë pas tyre me 22 herë pjesëmarrje, të ndjekur nga Juventus e Arsenal me nga 19 pjesëmarrje.

Befasuese është pjesëmarrja e ekipit grek, Olympiacos, me 18 herë pjesëmarrje, duke lënë pas Milanin e Italisë me 17 dhe PSV Eindhoven me 16 kualifikime në fazën e grupeve.

Ndërsa, sa i përket finalistëve, përsëri është Spanja që është përfaqësuar 56 herë nga ekipet e saj e që në 29 finale është fituar titulli.

Ekipet angleze kanë luajtur në 40 finale të Ligës së Kampionëve dhe 20 herë e kanë fituar titullin, ndërsa ato italiane në 37 sosh dhe i kanë fituar 28.

lajme të ngjashme