EHF me vendim të çuditshëm për kualifikimet e botërorit (VIDEO) NULL NULL 12.04.2018 21:01 12.04.2018 21:01 Federata Evropiane e Hendbollit ka marrë vendim që Norvegjia t’i kalojë kualifikimet për kampionatin botëror të femrave për gjeneratat U20. Në këtë grup ishte edhe Kosova e Sllovakia, kurse Serbia që ishte nikoqir ishte diskualifikuar për shkak të refuzimit për ta zhvilluar përballjen me Kosovën. Kryetari i federatës së hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini ka thënë se EHF dha termin të papërshtatshëm për ti zhvilluar ndeshjet, kurse vendimin e bazoi edhe në fitoren e norvegjezeve kundër sllovakeve që ishte përballja e vetme në atë grup. Kronikë nga Emanuell Syla.