Egjipti kërkon dërgimin e shpejtë të ndihmave në Rripin e Gazës NULL NULL 07.12.2023 16:44 07.12.2023 16:44 Shtepite ne Gaza Autoritetet egjiptiane po bëjnë presion për të përshpejtuar dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës. Kryetari i shërbimit informativ të Egjiptit, Diaa Rashwan tha se vendi i tij do të vazhdojë bashkëpunimin me partnerët e tij për të mundësuar dërgimin më të shpejtë të ndihmave për palestinezët, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Egjipti kontrollon kalimin Rafah në kufirin jugor të Gazës. Ai koordinon me Izraelin se kur dhe për sa kohë duhet të hapet kufiri, që deri më tani ka lejuar kamionët humanitar të hyjnë në Gaza dhe disa të huaj dhe palestinezë të plagosur të largohen për trajtim mjekësor.